Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj Qeverisë Kurti dhe zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi.
Ajo ka thënë se nuk do ta lejojë që ta rrezikojë Kosovën dhe të ardhmen e saj.
Sipas saj, në këtë fundjavë në Kosovë do të qëndrojnë disa zyrtarë të lartë nga SHBA, prandaj ka kërkuar nga Qeveria që të mos tallet dhe ti marrë seriozisht rekomandimet.
Postimi i plotë:
Pra, Qeveria e Kosovës përmes ZVKM Bislimi i paska vënë kushte Bashkimit Evropian dhe Amerikës. Bravo
Sinqerisht, në cilin cilin planet jetoni? Çfarë motive keni? A keni ambicije për Republikën e Kosovës? A doni ta kemi Kosovën anëtare të BE?
Jeni për keqardhje. Qe besa edhe qesharak, sikur mos të mbanit petkun zyrtar mbi supe.
Kush po mendoni që jeni? A po mendoni që e doni Kosovën më shumë se ne?!
Nuk do t’ju lejojmë që ta rrezikoni të ardhen e vendit tonë.
Në këtë fundjavë në Kosovë do të qëndrojnë disa zyrtarë të lartë nga SHBA. Mos u tallni. Merrni rekomandimet seriozisht.
Qeverisja nuk është lojë fëmijësh, e as kupon për të kompenzuar deficiet tuaja historike.