Nënkryetarja e PDK, Vlora Çitaku ka reaguar në facebook pasi kryetari i Prishtinës Përparim Rama sot ka liruar nga detyra nënkryetaren Donjeta Sahatçiu e cila ishte e propozuar nga PDK për këtë post si pjesë e marrëveshjes së koalicionit.
Ҫitaku në këtë rast ka lavdëruar Sahatçiun, duke shkruar se ‘jam krenare që nuk ke pranuar të jesh pjesë e skemave abuzive qoftë me pronat në Badovc, qoftë në procesin e digjitalizimit’.
Poashtu, ajo shkruan se kryetarit Rama përgjigjen do t’ia japin zyrtarisht dhe jo në Facebook.
Postimi i plotë:
Donjetë, une jam krenare me ty. Jam krenare me modelin e angazhimit qytetar e politik qe ti e përfaqëson.
Jam krenare që një grua e re si ti ka vendosë me e vu krejt kapitalin njerëzor, intelektual dhe politik ne shërbim të vendit.
Jam krenare sepse ti je vlere e shtuar per ne si vend.
E këto lojërat e ndyta politike janë posaçërisht të rënda për gratë profesioniste e të pakompremetuara. Shkarkimi përmes Facebook është më i lehtë kur mungojnë argumentet.
Jam krenare që nuk ke pranuar të jesh pjesë e skemave abuzive qoftë me pronat në Badovc, qoftë në procesin e digjitalizimit.
Donjetë, je dhe ke me mbetë faqebardhë. Vetëm përpara.
E Përparimit përgjien e merituar do tia japim zyrtarisht. Jo në Facebook.