Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj ministrit të kulturës, Hajrulla Çeku, i cili e quajti opozitën dyfytyrëshe për Asociacionin, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ajo e ka quajtur të turpshme, duke thënë se kritika është për dhunën, bombat, sharjet, lotsjellësin, vitet e humbura, dhe vdekjet që u shkaktuan nga kundërshtimi i një marrëveshje, të cilën sot VV e pranon në një version shumë më të dobët.
Postimi i saj i plotë:
Ministri i Kulturës thotë se opozita qenka dyfytyrëshe që po e kritikon pushtetin pas pranimit të asociacionin.
Kritika është për dhunën, bombat, sharjet, lotsjellësin, vitet e humbura, dhe vdekjet që u shkaktuan nga kundërshtimi i nje marreveshje, të cilën sot VV e pranon në një version shumë më të dobët.Turp.