Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Çitaku kritikon Osmanin: Heshtja nuk është gjithmonë flori

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku ka kritikuar presidenten e vendit, Vjosa Osmanin.

Çiatku përmes një postimi në rrjetin e saj në Facebook ka thënë se heshtja nuk është gjithmonë flori.

“Në politikë, e posaçërisht në situata të rënda sikur këto nëpër të cilat po kalon Kosova, heshtja është pajtim. Është nënshtrim.”, ka shkruar Çitaku.

Tutje ajo pyeti presidenten Osmani për qëndrimin e saj për situatën në të cilën ndodhet Kosova.

“Presidente, cili është qëndrimi i juaj i qartë e pa gjeneralizime, për situatën në të cilën jemi? A mendoni njejtë si Kurti apo nuk pajtoheni me të?”, pyeti ajo.

Mes tjerash, Çitaku tha se tërë karrierën politike Osmani e ka ndërtuar në antagonizma.

“Tërë karrierën politike e keni ndërtuar në antagonizma. Por, atëherë ka qenë populiste me e kundërshtu Thaçin, Mustafën…”, tha nënkryetarja e PDK-së.