Pas deklaratave nga ministri i financave, Hekuran Murati e kryeministri Albin Kurti se për herë të parë mbi 400 mijë vende të punës të regjistruara si fuqi punëtore aktive, ka reaguar edhe nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku.
Ajo e ka quajtur deklaratën e kryeministrit si një gënjeshtër, duke shtuar se kjo tashmë është e ditur se si populistët e manipulatorët e marrin një të vërtetë dhe e përziejnë me dhjetë gënjeshtra.
Çitaku ka thënë se kjo qeveri ka punësuar njerëz vetëm në Gjermani, duke iu referuar ikjes së të rinjve nga Kosova.
Postimi i plotë i saj:
Është tashmë e ditur se populistët dhe manipulatorët e marrin një të vërtetë, dhe atë e përziejnë me dhjetë gënjeshtra.
E tillë ishte edhe deklarata e Kurtit për 400.000 të punësuar nga ai.
Kryeministër, ju keni punësuar njerëz vetëm në Gjermani.
Mos më besoni mua. Besnoni në të dhënat e Entit të Statistikave.