Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Çitaku: PDK-ja insiston që zgjedhjet të mbahen sa më parë por tani si kemi numrat

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, tha se PDK nuk i ka numrat për të shkuar në zgjedhje, por një gjë të tillë ka të drejt ta kërkoj.

Çitaku tha se PDK kërkon zgjedhje të parakohshme për shkak se sipas saj e ka për detyrë kombëtare.

“Realisht nuk e kemi se ne numrat nuk i kemi por kemi të drejtë të kërkojmë. Jo për shkak të vanitetit e as për shkak të pushtetit, por sinqerisht besojmë që Kosova ka hyrë në një cikël të rrezikshëm ku në mënyrë të vazhdueshme prodhohen kriza, ku nuk ka stabilitet dhe parashikueshmëri. Të vetmet parametra që kanë shënuar rritje janë ato të çmimeve, inflacioni dhe migrimi. Ne e kemi për detyrë jo partiake por për detyrë kombëtare që të angazhohemi që Kosova të ketë një qeveri që mbron interesat dhe që koordinon ngushtë hapat e mëtejmë me aleatët kryesit të Republikës së Kosovës”, u shpreh Çitaku.

Ajo tha se qytetarët e Kosovës e kanë dëshmuar ndryshimin në zgjedhjet lokale në Kosovë menjëherë pas fitores së VV-së në ato qendrore, andaj shtoi se qytetari i Kosovës është në gjendje të votoj racionalisht.

“Ne jemi të gatshëm, ne nuk tallemi me gjëra të tilla, PDK insiston që zgjedhjet duhet mbajtur sa më parë, është e qartë se tani për tani mbase edhe për shkak të gjendjes së sigurisë një gjë e tillë nuk është e mundur menjëherë por ne duhet të ulemi bashkërisht dhe të dakordohemi për datën e zgjedhjeve të përgjithshme. Ne besojmë fuqishëm që qytetari i Kosovës siç e ka dëshmuar vazhdimisht, siç e ka dëshmuar edhe me zgjedhjet lokale pas ‘fitores plebishitare’ të VV-së do të jetë në gjendje të votoj racionalist dhe drejt për ta ruajtur kursin euroatlantik të Republikës së Kosovës”, deklaroi Çitaku.