Nënkryetarja e Partisë Demokratike e Kosovës, Vlora Çitaku, e ka përkujtuar masakrën e Serbisë ndaj 8 mijë e 372 burrave myslimanë të Bosnje dhe Hercegovinës më 11 korrik të vitit 1995.
“Në këtë ditë, 28 vjet më parë, 8372 civilë boshnjakë u vranë brutalisht”, ka shkruar Çitaku teksa ka shtuar se “në Serbi ende ka mohim për gjenocidin e Srebrenicës”.
Më tej ajo ka thënë se për 28 vjetorit të këtij krimi kundër njerëzimit, “Nuk do të Harrojmë Kurrë”.
Ajo ka përfunduar duke thënë se civilet boshnjak “u vranë pasi forcat serbe sulmuan “zonën e sigurt” të OKB-së në Srebrenicë”.