![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/06/citaku-qeveria-ia-paska-mesyer-edhe-keshillit-te-prinderve_648ee0cf1081e.png?resize=850%2C515&ssl=1)
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës Vlora Çitaku, ka reaguar pasi Këshilli i Prindërve i Kosovës ka akuzuar Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për shpallje të njëanshme të zgjedhjeve për Këshillin e Prindërve në gjithë Kosovën.
Sipas Çitakut, Qeveria synon kapjen e Këshillit të Prindërve.
“Pasi sulmuan brutalisht sindikatën e arsimit, Qeveria ia paska mësyer Këshillit të Prindërve. Tashmë është e qartë, qeveria dëshiron ta shuaj çdo zë mospajtues. Secili është cak sulmi, deri në thyerje apo nënshtrim. Mediat, bizneset, sindikatat, madje edhe KFOR-i. Çfarë marrëzije. Prirjet totalitare tashmë janë të qarta. Këmbanat po bien, e indiferenca në këto situata nuk guxon të jetë përgjigje”, ka thënë ajo.
Ajo këtë reagim e ka bërë në faqen e saj zyrtare në Facebook.