![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/08/citaku-reagon-serish-libra-jo-grure-jo-vaj-jo-edhe-barkun-thate-edhe-mendjen-thate_64e3bdbc684cb.jpeg?resize=850%2C490&ssl=1)
Nënkryetarja e PDK-së Vlora Çitaku ka reaguar në lidhje me dështimin e Ministres Arbërie Nagavci, për të siguruar librat për nxënësit, lajm ky që u kumtua vetëm pak ditë para fillimit të vitit të ri shkollor.
Çitaku mungesën e librave, e ka lidhur edhe me disa mungesa të tjera me të cilat tashmë po merret Prokuroria Speciale. Bëhet fjalë për mungesën e një sasie të grurit, vajit me të cilën tashmë po merren organet e drejtësisë.
Sipas Çitakut, të gjitha këto bashkë, bëjnë që ta kemi edhe “barkun e thatë” edhe “mendjen e thatë”.
Postimi i plotë:
Libra jo, grurë jo, vaj jo..
Ama popullizma e poezi patetike e me rima sa të duash.
Edhe barkun thatë, edhe mendjen thatë.