Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po mbahet në paraburgim në Hagë si i akuzuar për krime lufte, i frikëson disa edhe nga burgu.
“Hashim Thaçi është në burg. Duke u përballur me betejën e tij të fundit në mbrojtje të luftës tonë për liri. Hashim Thaçi, përveç që ka pasë guxim me i hy luftës për liri, ka pasë guxim edhe me ndërtu paqe. Me ofru e garantu të drejta për komunitetet jo shumicë. E ka bërë atë me Kushtetutë”, ka shkruar ajo në ‘facebook’.
“Hashim Thaçi disa i tremb edhe nga burgu. Andaj mundohen t’i bëjnë gjygj publik edhe këtu, në një kohë kur ai nuk mund të përgjigjet. E di, ju dhemb. Ai është gjithçka që ju ëndërroni, po nuk jeni. Të mjerë”, vijon ajo.
Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari, me ish-shefin e GP-së së Listës Serbe, Slavko Simiq. Sipas videos, Simiq ia përcjell Kusarit mesazhin e të sanksionuarit të SHBA-së Milan Radoiçiq, që thotë se PDK-ja i shkaktoi më së shumti dëme.