Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Çka err nata, nuk çelë dita”/ Fantazma Radoiçiq nuk po shihet në veri, por po vepron pa u penguar!

 
   

Dy ditë më parë, Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka bërë të ditur se kanë larguar të gjitha shenjat serbe të komunikacionit në cirilikë.

Ato janë zëvendësuar me shenja zyrtare dhe konform ligjeve të Kosovës.

Por, që gjatë asaj nate u vandalizuan, ato u ngjyrosën. Në shumicën prej tyre është ngjyrosur vetëm pjesa ku emri i vendbanimit shkruhej në gjuhën shqipe.

Profesori Binak Maxharraj, në një prononcim prë “Bota sot” ka thënë se ajo çfarë ndodhi në veri është për t’u habitur pasi aty duhet të jenë KFOR-i dhe Policia e Kosovës.

Ai thotë se fantazma Radoiçiq nuk është në gjumë, ehde pse nuk shihet, vepron vazhdimisht në veri pa u penguar.

“Ministria e Infrastrukturës se Republikës së Kosovës në bazë te Ligjit dje filloi në veri të Kosovës si dhe në terë territorin e Kosovës t’i largoj të gjitha shenjat e komunikacionit të shtetit të Serbisë duke i zëvendësuar ato me shenjat zyrtare sipas ligjeve të Kosovës, pra në të dy gjuhët me vendbanime më shumicë serbe.

Por, është një fjalë e popullit kur thotë: “çka errë nata, nuk çelë dita”.

Dhe kështu ndodhi natën midis të enjtës dhe të premtes. Tabelat e komunikacionit në të dy gjuhët në shqip dhe serbisht të vendosuara të enjten nga Ministria e Infrastukturës në veri të Mitrovicës ishin përdhosë.

Dhe kjo u bë sikur në veri të Kosovës të mos ekzistonte fare as KFOR-i e as NATO. Ishin në gjumë. Këto ishin në gjumë te rëndë dimëror edhe para 24 shtatorit kur fantazma Radojçiq futi brenda në Kosovë në rajonin e Banjska arsenal të sofistikuar armatimi të barabartë me një ushtri pa u hetuar as nga KFOR-i as nga NATO me qëllim të pushtimit me luftë të veriut të Kosovës.

A nuk do të thotë kjo se nuk jemi bash në duart e sigurta. Kjo më së miri u tregua kur kriminelët dhe bandat kriminele të Vuçiqit i rrahën me huje e stupca deri në alivinosje pjesëtarët e KFOR-it dhe NATO-s me ç’rast 100 prej tyre ua thyen këmbët, e më pas disa syresh u desht edhe iu amputohen këmbët.

Edhe mbrëmë këta të KFOR-it dhe të NATO-s ishin në gjumë së bashku edhe me policinë e Kosovës.

Por nuk ishte në gjumë fantazma Radoiçiq. Kjo fantazmë është e pranishme në veri nuk shihet, vepron vazhdimisht pa u penguar. Dhe bash mbrëmë kur ende ishin të freskëta tabelat e vendosura të komunikacionit fantazma bandit Radojçiq i goditi, i përdhosi këto tabela duke ua fshirë emërtimet shqip”, shprehet ai.

Ai ka kritikuar edhe diplomacinë e cila nuk po reagon për ndaj këtyre që po i ndodhin Kosovës dhe njëfarë forme po hesht kur po është në pyetje Kosova.

Por, ai ngre hipotezën se Serbia po do veç një gjë, ndarjen e Kosovës, duke i marrë cveriun e pasuruar me florinjë.

“DASH me në krye me: Escobarin, Hovenierin dhe Hillin se nuk qenka fjala thjeshtë për luftën e Serbisë me Kosovën për përmirësimin e pozitës etnike dhe sociale të serbëve të Kosovës të cilët i kanë të gjitha te drejtat, bile ato shtesë, por në pyetje qenka diçka me shumë, siç e kam thënë shumë herë se veriu i pasur me florinjë është interes nacional i Serbisë për me e nda Kosovën. Në këtë drejtim shihet edhe fshirja e mbishkrimeve shqipe mbrëmë në veriun e Kosovës të cilët fantazmat Vuçiq-Radojçiq po e konsiderojnë të vetin dhe se ata vetë janë gjenerator të të gjitha atyre që me dekada po ndodhin në veriun e Kosovës.

Në këtë drejtim mbas qojnë edhe të gjitha tentativat për themelimin e Asocoacionit një etnik serb e që është thikë pas shpine ne pavarësinë e Kosovës të cilën Kosova assesi nuk bënë ta themeloj pa njohjen e Kosovës nga Serbia.

Për në fund dua të pyes këtë klikën diplomatike të emëruar nga DASH-i: a është denari serb në Kosovë që nuk është vlerë monetare zyrtare në Kosovë, për të cilën gjë reaguan ashpër apo kjo që ndodhi mbrëmë e cila e cenon drejtpërdrejtë sovranitetin e Kosovës duke mos e njohtë nga ana e Serbisë veriun si territor të Kosovës, sepse edhe shenjat e komunikacionit sikurse tabelat e veturave janë simbole të shtetësisë.

Pse kjo skuadër diplomatike Escobar, Hovenier dhe Hill nuk po u ndihet zëri kur fanzazma Radojçiq i përdhosi mbrëmë simbolet e shtetësisë së Kosovës. Derisa për dinarin kjo skuadër e qojë në këmbë tërë botën që nga Brukseli deri në Washington, por përdhosjën e simboleve siç janë shenjat e komunikacionit nuk po reagojnë, i kanë futë veshët në lesh, apo ua verboi Vuçiqi sytë dhe nuk po shohin asgjë. Mos reagimi i kësaj skuadre diplomatike amerikane ndaj këtij gjesti vulgar dhe sulm te drejtëpërdrejt në sovranitetin e Kosovës nga ana e Serbisë, a mos do të thotë kjo se edhe kjo skuadër diplomatike po pajtohet se veriu nuk është i Kosovës, po u deshka me ia dhënë Serbisë”, përfundon ai.