Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, ka reaguar ndaj depuetit të PDK-së, Xhavit Halitit.
Miftari thotë se deklaratat e Haliti të bëra mbrëmë janë gënjeshtra, teksa shton se ishte Baton Haxhiu ai i cili kishte kërkuar azil në Gjermani dhe mbrojtje nga UÇK-ja.
Miftari përmes një postimi në Facebook, kërkon që Xhavit Haliti dhe Bujar Bukoshi të flasin dhe të tregojnë se çka i hudhën në ujë Ibrahim Rugovës në Bon të Gjermanisë.
Reagimi i plotë:
Xhavit a ishit edhe ju vet me Thaçin, Sylen, Veselin, Ahmetin… azilanta nē Zvicër dhe a ishit nën përkujdesjen e shërbimeve sekrete franceze D. A. të (DGSE) dhe shërbimit sekret serb B. S. të (UDB).
Nuk e luaj rolin e avokatit për askënd në shumë raste nuk ndaja as nuk e kam pērkrah fare mendimin e I. Rugovës por kjo thënie e juaja për Ibrahim Rugoven është rrenë e kullume, pasi azil dhe mbrojtje nga UÇK-ja i kishte kërkuar Joshka Fisherit ministrit Gjerman miku i Ivica Stanishiqit dhe miku i juj i dashur Baton Haxhiu… (pyte Batkon a e ka akoma vizitëkarten e Joshkes që ia pat dhanë pasi Batko kishte qarë pēr jetën e tij, pasi sigurt do ta vriste UÇK-ja)!
Ma mirë do të ishte të tregonit ju ose Bujar Bukoshi… se cili dhe çka i hudhët Ibrahim Rugoves në ujë te pijes… para se të takohej Rugova me zyrtarë të shtetit Gjerman në Bon, a e arritët qëllimin dhe sidomos pse nuk ju besoj mē Ibrahim Rugova dhe pse u largua menjëherë pēr në Itali…!