Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Çka nëse humb mundësia për t’u anëtarësuar në KiE? Flet Albinot Maloku

 
   

Politologu Albinot Maloku ka thënë se Qeveria nuk do të duhej të humbiste mundësine në Këshillin e Evropës.

Maloku ka thënë se të gjitha çështjet në interes të Kosovës do të ishte dashur të adresoheshin me seriozitetin më të madh nga Qeveria.

“Me urtësi, maturi dhe guximit për të shtyer kauza më të mëdha për t’i kaluar edhe këto që kanë peshë të veçantë”, ka thënë Maloku.

Ai tutje ka thënë se faktori ndërkombëtarë që nga vitit 2011 nuk ka qasje reale ndaj Kosovës.

“Faktori ndërkombëtarë historikisht e sidomos prej vitit 2011 e këndej ka pas qasje dyftyrësie ndaj Repulikës së Kosovës në të gjitha hapat dhe kur po them dyftyrësie po du me i fut edhe të gjitha momentet ku janë kushtëzuar shumë çështje që kanë qenë nga aspekti juridik të plotësuara nga ana e Kosovës, mirëpo kanë qenë shtesa politike për një kulturim, orientim të modelit aktual që e ka Repulika e Kosovës “, ka thënë Maloku.