Gazetari Artan Hoxha ka komentuar ecurinë e censit të popullësisë duke ironizuar Vangjel Dulen, kryetarin e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut në lidhje me ‘llogaritë’ e bëra në jug të vendit duke i konsideruar ‘grekë’ nga Konispoli deri në Labëri.
Hoxha thotë se shqiptarët e mbetur në jug janë deklaruar në census të gjithë shqiptarë e jo me shtetësi greke.
Postimi i plotë:
Nje lajm i mire…
Me duket se qirje Vangjelit, nuk i paskan dale llogarite e “grekeve” në census, nga Konispoli deri në Laberi…
Shqiptaret, ata qe kane mbetur pa ikur ne jug të vendit, qenkan deklaruar me te vertete SHQIPTARE
Nuk i paskan genjyer dot, as me dhrahmite dhe as me evrot e Eladhes.
Kur Shqiperia zvogelohet çdo dite prej emigracionit dhe braktisjes se vendit nga shqiptaret, nuk e kuptoj ku shpreson Vangjeli t’i shtohen “greket” vorioepiriote???!!!
Isha para dy javesh andej nga zemra e Laberise.
Me thane, se nuk kishte me njerez per te nxjerre me dele në kullote, e jo me te kishin tepruar leber, per t’i dhene “borxh” Vangjelit si vorioepiriote…
Ja dhe te parin e OMONIA-s, Fredi Bejlerin, nga Progonati e kane, ç’kane qe ankohen??!!
Vetem në rregjistrofshin per “vorioepiriote” çamet e Vlores, çamet e Fierit dhe Rifat Sulejmanin e grupit Çam te Rrogozhines, mbase ndryshon pak situata