
Ish-gjenerali i NATO-s, i cili udhëheqi fushatën ajrore kundër caqeve ushtarake serbe më 1999, Wesley Clark, do të jetë sot për vizitë në Kosovë.
Clark do të pritet nesër nga ora 09:00 nga kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
“Kryetari Abdixhiku po ashtu Gjeneralit Clark i ndan Dekoratën dr. Ibrahim Rugova, për rolin historik dhe kontributin e tij për çlirimin e Kosovës”, thuhet në njoftimin e LDK-së.