Ish-komandanti i lartë i NATO-s, Gjenerali Wesley Clark, i cili drejtoi fushatën e bombardimeve të NATO-s kundër forcave serbe në vitin 1999, ka thënë se pamjet që dëshmuan pjesëmarrjen e Millan Radojçiqit në sulmin terrorist në veri të Kosovës, janë dëshmi e mëtejshme e përfshirjes së qeverisë serbe.
Clark thotë se serbët që morën pjesë në sulm duhet të sillen para drejtësisë sipas të gjitha rregullave të legjislacionit të Kosovës.
Ai pyet se si një individ si Radojçiqi mund të jetë udhëheqës i një partie politike në Kosovës, teksa këtu përmend ish presidentin Thaçi i cili po vazhdon të mbahet në paraburgim në Hagë nën akuza për krime lufte.
“Serbët që morën pjesë në sulm duhet të sillen para drejtësisë sipas të gjitha rregullave të legjislacionit të Kosovës. Përse një individ i tillë duhet të jetë udhëheqës i një partie politike në Kosovë? Si mund të lejohet kjo? Zoti Thaçi, ndaj të cilit janë ngritur akuza, është ende në burg në Hagë. Pra, duhet të ketë një masë mirëkuptimi nga të dyja palët për sundimin e ligjit në Kosovë”, shprehet Clar në një intervistë për Zërin e Amerikës.