Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Clinton u shtri në spital për shkak të temperaturës së lartë të trupit

Ish-presidenti amerikan Bill Clinton u shtrua në një spital në Uashington për shkak të temperaturës së lartë të trupit.

Clinton (78) ndodhet në Spitalin Universitar Medstar Georgetown për teste mjekësore, sipas një deklarate nga zëvendës shefja e shtabit të tij, Angel Urena.

“Ai është në humor të mirë dhe vlerëson thellësisht kujdesin e shkëlqyer që po merr,” tha Urena, raporton Zëri i Amerikës (VOA).

Ish-presidenti bëri një operacion të katërfishtë në zemër në vitin 2004 dhe iu vendosën dy stente për të hapur një arterie në vitin 2010. Ai u shtrua në spital në vitin 2021 për një infeksion që u përhap në gjakun e tij.

Clinton ishte aktiv në gjatë fushatës këtë vjeshtë dhe ka mbajtur një orar të fortë udhëtimesh që nga zgjedhjet me publikimin e librit të tij të ri, “Qytetari: Jeta ime pas Shtëpisë së Bardhë”.