
Qyteti i Lushnjes është përfshirë pasditen e sotme nga një stuhi e fortë shiu dhe erë.
Sipas dëshmive, era ka qenë aq e fortë sa ka arritur të shkulë nga toka edhe tabelat e sinjalizimit rrugor.
Ndërsa nga pamjet e publikuara dallohen edhe dëme të tjera të shkaktuara nga rrëzimi i disa pemëve.
Moti i keq pritet të përfshijë në orët e ardhshme edhe qytete të tjera, ndërsa qielli i kthjellët parashikohet të rikthehet në fundjavë.