Drejtimi në drejtim të kundërt në autostradë është diçka që përpiqet më së shumti të parandalohet kudo në botë, nga sinjalizimi e në vazhdim, por disi ka gjithmonë një shofer që arrin të lëvizë në drejtim të kundërt.
Pikërisht ky ka qenë shkaku i aksidentit të tmerrshëm që ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Miloš Veliki afër Obrenovcit, në drejtim të Beogradit, në Serbi.
Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur nga një përplasje e tmerrshme mes dy automjeteve Hyundai dhe Fiat, mëson Nova.rs.
Në aksident, Fiat-i ka marrë flakë menjëherë pas përplasjes, gjë që shihet në një video të publikuar në rrjetet sociale.