Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Çmimi i rrymës, Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme të enjten

 
   

Kuvendi i Kosovës, të enjten do të mbajë një seancë të jashtëzakonshme në lidhje me çmimin e energjisë elektrike, me kërkesë të partive opozitare, të cilat kërkojnë zbritjen e çmimit të energjisë dhe largimin e bllok tarifave.

Kështu ka bërë të ditur shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, i cili theksoi se aktualisht në vendin tonë nuk ka temë më të rëndësishme.

Në mbledhjen e parë të kryesisë gjatë vitit 2024, nuk pati konsensus ndërmjet partive politike për caktim të seancës së rregullt plenare.

Pas mbledhjes së kryesisë, opozitarët kritikuan qeverinë për dështim dhe shprehën gatishmërinë për të shkuar në zgjedhje të reja.