Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Çoi drejt vet*vrasjes nënën e dy vjeçares në Kamëz, sa vite BURG rrezikon, Altin Çoku!

Rastet e vetëvrasjeve janë shtuar frikshëm gjatë javëve të fundit në vendin tonë.

Ndonëse viti 2024 ka vetëm 1 muaj e gjysmë që ka nisur 5 gra shqiptare i kanë dhënë fund jetës në mënyrë tragjike, shumica e tyre duke konsumuar fostoksinë.

Martesa të palumtura, shantazhet apo edhe debatet e një momenti kanë çuar disa gra drejt vetëvrasjes.

Rasti i fundit që tronditi vendin tonë është ai i 27-vjeçares Sibela Abedini, e cila vrau veten duke u hedhur nga kati i katërt i pallatit ku jetonte me qira në Kamzë mbrëmjen e së shtunës (10 shkurt).

Sibela Abedini, nënë e një vajze 2-vjeçare i dha fund jetës, pasi tik-tokeri i njohur Altin Çoku publikoi në rrjete sociale një foto intime të 27-vjeçares nga dhoma e hotelit ku kishin qendruar bashkë.

Sibela jetonte me vajzën e saj në Kamzë, pasi në martesën e saj me bashkëshortin nga Kosova po kalonin një krizë. Çifti ishte në proces divorci dhe për këtë, Sibela kishte ardhur të jetonte pranë familjes së saj, në rrugën “Teuta” në Kamzë.

Ngjarja u raportua si vetëvrasje, ndërsa sot, dy ditë më pas Policia e Tiranës ka arritur të zbardhë atë dhe ka prangosur shtetasin Altin Çoku. Ky i fundit akuzohet se ka publikuar një foto të 27 vjeçares në rrjetin social Tik Tok.

Por sa vite burg rrezikon të dënohet Altin Çoku, i cili u arrestua sot nën akuzën “shkaktim vetëvrasje”.

Sipas nenit 99 të Kodit Penal: “Shkaktimi i vetëvrasjes ose i tentativës së vetëvrasjes të një personi, si rrjedhojë e trajtimit të keq sistematik ose nga sjellje të tjera sistematike që prekin rëndë dinjitetin, të kryera nga personi që e ka në varësi apo nga personi me të cilin ka marrëdhënie familjare ose bashkëjetese, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet”.

Por Altin Çoku ka mohuar që ai të ketë publikuar foton intime me Sibelën, ai ka thënë se foto është publikuar nga një shok i tij.

Në një bisedë live në Tik Tok me Cllevio Serbianon, Altin Çoku pretendon se foton intime me 27-vjeçaren nuk e ka publikuar ai, por një shok i tij.

Sipas versionit të Çokut shoku ka publikuar foton e të resë nga teli i Çokut kur ky i fundit ka qenë në banjo, pasi sipas tij ai e mban telefonin pa kod.

Ai thotë se ka qenë vetë e reja që ka bërë foto intime, të cilën më pas sipas tij ia ka dërguar me mesazh. Gjatë rrëfimit ai zbulon gjithashtu se pas publikimit të fotos është zënë me bashkëshorten e tij.