Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Costa dhe Kallas vizitojnë Ukrainën në ditën e parë të mandatit

Ditën e parë të punës në postet e reja vendosën ta kalonin në Ukrainën e pushtuar nga Rusia që gati tre vjet.

Shefi i ri i Këshillit Evropian Antonio Costa dhe shefja e re e Politikës së Jashtme të BE-së Kaja Kallas të dielën e kaluan në Kiev, ku u takuan me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy.
Costa ripërsëriti mbështetjen e Bashkimit Evropian për Kievin.


Reklamë

Reklamë

Reklamë
ADVERTISEMENT

“Prezenca jonë këtu sot në Ukrainë tregon mbështetjen e palëkundur të Bashkimit Evropian për popullin ukrainas dhe luftën e tij të guximshme për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, tha presidenti i Këshillit të BE-së.

Vizita e Costas dhe Kallas në Kiev vjen në një kohë kur janë ngjallur dyshimet e zvogëlimit të ndihmës për Ukrainën pas ardhjes së administratës Trump në pushtet.

Ndryshe, i pari i Ukrainës gjatë një interviste ekskluzive për Sky Neës tha se beson që një anëtarësim i mundshëm i vendit në NATO do të ndihmonte në de-eskalimin e konfliktit, duke mundësuar që Kievi dhe Kremlini të negociojnë për zonat që janë nën kontrollin rus.

Ndërkohë presidenti rus Vladimir Putin ka miratuar të dielën një rritje prej 25% të buxhetit ushtarak të Rusisë për periudhën 2025-2027.

Rusia ka shtuar sulmet ajrore ndaj Ukrainës në javët e fundit, duke synuar veçanërisht furnizimet me energji, të cilat kanë lënë miliona ukrainas pa energji elektrike në një kohë kur temperaturat kanë rënë.