Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Çudia, “më kanë shtuar një fëmijë në gjendje civile, po zihem me gruan”… (Video)

Llazar Prifti, një qytetar nga Fieri, tregon, se familja e tij përbëhet prej 3 anëtarësh, ai vetë, Liljana gruaja si dhe djali, Erion.

Llazari thotë, se Gjendja Civile e Fierit i ka shtuar një fëmijë tjetër, Egert Prifti, i cili nuk është i tij dhe i krijon probleme në familje e për çështje pronësie.

Llazari iu drejtua zyrës së gjendjes civile, ku i thonë, se personi në fjalë është i regjistruar kjo zyrë nuk ka të drejtë të bëjë asnjë shënim apo ndryshim.

Pas qytetarit denoncues, zyrës së gjendjes civile të Fierit i drejtohet edhe gazetarja e emisionit “Stop”.

Përgjegjësja dhe një specialiste thanë, se është bërë një gabim, por nuk e korrigjojnë dot. E vetmja zgjidhje mbetet gjykata, ku Llazari duhet të provojë, se i kanë regjistruar një fëmijë gabim e tepër.