Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Çudit këngëtarja e njohur: Kur humba virgjërinë, babai thirri policinë!

E ftuar në podcast-in “Life’s A Beach”, këngëtarja e njohur Lily Allen ka treguar një histori nga jeta e saj private. Këngëtarja u ndal te hera e parë që kreu marrëdhënie me një djalë.

Ajo tregoi se ishte me pushime me familjen kur pati eksperiencën e parë në jetë dhe i ati kishte telefonuar policinë pasi mendonte se Lily kishte humbur.

“Isha me pushime me babanë dhe vëllain tim Alfie (i njohur si Theon Greyjoy në ‘Game of Thrones’). Shkova në dhomën e hotelit të atij djalit dhe sigurisht nuk u ktheva në dhomën time. Fjeta atje”, zbuloi Allen, duke shtuar se babai i saj i shqetësuar se diçka i kishte ndodhur vajzës, kishte lajmëruar policinë për ta gjetur.

“Menduan se kisha humbur vërtetë. U zgjova dhe policia ishte në të gjithë hotelin“, tha ajo.

“Nuk kisha zemër t’iu tregoja se thjesht kisha shkuar të humbisja virgjërinë. Ishte e gjitha pak traumatike dhe unë nuk kam bërë seks për një kohë të gjatë pas kësaj”, tregoi këngëtarja.