Aktori Çun Lajçi ka bërë publik tre emra politikash të cilët i ka përkrahur politikisht.
Ibrahim Rugëva, Ramush Haradinaj dhe Albin Kurti, që sipas tij, Kurti prapë do ta votonet sepse ai gjithçka që bëri e bëri “krye n’vete, tue i shty me gjokës muret e fjalët”!
Postimi i plotë:
Mbajeni mend
Kurrë s’do t’pendohem që n’karierën time përkraha tri figura të ndritshme politike, (bindja ime), madje për dy prej tyre shkrova edhe shumë poezi e recitova shumë herë n’prezencën e tyre!
I pari i t’parëve Dr.Ibrahim Rugova, Presidenti i përjetshëm i Dardanisë!
– I besueshëm krejtësisht!
I dyti Ramush Haradinaj, Gjeneral lufte e hero i gjallë paqeje!
– besueshmeria, 60%_shi i Ibrahimit
I treti Albin Kurti, i burgosur lufte e Kryeministër Kosove!
– sepse s’pata kujt me i besua ma!?
Ibrahimin e pata leht ta mbështes, sepse krejt populli e mbështeste!
Ramushin pak ma vështirë, sepse edhe krahu i luftës edhe populli po ndaheshin n’dysh!
Albinin e pata tejetë vështirë ta përkrah sepse përveç 50% – it e pati kundër t’parin e të dytin!
Sot po t’garonin që të tre, prap Albinin do ta votoja dhe a e dini pse?
– Sepse dy të paret i ndihmoi Amerika dhe Evropa, kurse ky gjithçka që bani e bani krye n’vete, tue i shty me gjokës muret e fjalët!
Tani s’di pse duhet t’me doni apo pse duhet t’me shani kur unë ua tregova t’vërtetën!
– Apo ju keni qejf t’iu rrejë siç bëjnë shumica!
P.S.
Albin, a mos i kallxove Orhan Pambukut për një artist (shkrimtar) që shet librin e vet rrugëve?