Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Daçiq bojkoton foton familjare në Tiranë, raportohet për debate me ministren gjermane

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq nuk ka marrë pjesë në foton familjare të Ministerialit të MEPJ-ve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian që po mbahet sot (6 tetor) në Pallatin e Brigadave në Tiranë.

RTSH, nga burimet diplomatike, mësoi se ish-zëdhënësi i Millosheviqit, aktualisht ministër i Jashtëm i Serbisë, Daçiq përpara se të kryhej fotoja familjare ka patur një takim bilateral me ministren e Jashtme, Annalena Baerbock pas takimit me të cilën duket se ai nuk doli të ishte prezent në foton familjare.

Ndërkohë pak më parë nisi dhe sesioni i dytë i Ministeriali i Ministrave të Punëve të Jashtme të BE dhe Ballkanit Perëndimor dhe rreth orës 12:30 pritet të mbahet dhe konferenca e përbashkët për shtyp mes Berbok, komisionerit për zgjerim i KE-së dhe ministrit të jashtëm shqiptar Igli Hasani./kp