Zëvendëskryeministri dhe ministri i Brendshëm Ivica Daçiq tha se vrasësi i policit është likuiduar, raporton mediumi serb, RTS.
MPB-ja ka njoftuar më herët se është në kërkim të të dyshuarit Faton Hajrizi.
Ministri serb thuhet se ka dalë në vendin e ngjarjes.Sot (19.07.2024), Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë ka thënë se është duke e kërkuar intensivisht Faton Hajrizin, si i dyshuar për incidentin në Lloznicë, në të cilin një zyrtar policor vdiq e një tjetër u plagos më 18.07.2024, në pjesën perëndimore të Serbisë.
Kjo Ministri ka publikuar fotografinë e Hajrizit duke u bërë thirrje qytetarëve që të ndajnë informatat me policinë.
“Pjesëtarët e MPB-së janë duke kërkuar intensivisht Faton Hajrizin, i cili dyshohet se mbrëmë në Bregun e Lipnicës ka vrarë policin Nikolla Krsmanoviq dhe ka plagosur policin Vjekoslav Iliq. I bëjmë thirrje qytetarëve që nëse e vërejnë personin në fotografi apo kanë informacion për lëvizjen e tij të lajmërojnë menjëherë policinë në numrin 192 ose të kontaktojnë komisariatin më të afërt” – thuhet në postimin e MPB-së së Serbisë më 19.07.2024 në rrjetin social “Facebook”.