Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, e ka shfrytëzuar pjesëmarrjen në inaugurimin e presidentes së Meksikës, Claudia Sheinbaum Pardo për ta falënderuar këtë vend për siç tha “mosnjohjen e Kosovës”.
“Meksika nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Në këtë kuptim, ndërtimi i marrëdhënieve të mira me Meksikën është interesi ynë jetik dhe kombëtar”, tha ai.
“Meksika është një vend i madh, lider i Amerikës Latine dhe zhvillimi i mëtejshëm i marrëdhënieve tona dypalëshe do të ishte me rëndësi të madhe për ne”, deklaroi Daçiq.
Sipas tij, ky inaugurim ishte mundësi e jashtëzakonshme për të gjithë për të parë se siç pretendoi ai “sa domethënëse dhe e madhe është miqësia e kahershme mes Meksikës dhe Serbisë”.
Kjo nuk është hera e parë që ministri serb, Ivica Daçiq gjatë vizitave të tij nëpër botë lobon kundër Kosovës.