Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Horoskopi

Dafina Zeqirit i zbulohet sekreti, në javët e para të shtatzënisë

Artistja e njohur nga Kosova, Dafina Zeqiri përflitet se është në pritje të ëmbël me partnerin e saj Kreshnik Gjergjin, të cilët këtë verë edhe kanë vendosur të kurorëzojnë dashurinë e tyre.

Sipas programit “Stacioni rozë” në RTSH artistja e njohur po pret fëmijën e saj të parë.  Moderatorja Krisa Çaushi citoi burime të programit që thonë se Dafina është në javët e para të shtatzënisë.

“Thuhet se këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri është në pritje të ëmbël. Burime për “Stacionin rozë” kanë treguar në fakt se këngëtarja mund të jetë në javët e para”, u shpreh Çaushi.

Megjithatë jemi në pritje të reagimit të vetë artistes për të zbuluar nëse aludimet janë të vërteta ose jo. Vlen të theksohet se Dafina Zeqiri prej kohësh po jeton një histori dashurie me biznesmenin nga Kosova, Kreshnik Gjergji. Ata kanë kohë që nuk u fshihen më kamerave dhe kanë vendosur që të dalin publikisht më të dashuruar se kurrë.