Shqiptarja Etleva Bodi ndërroi jetë në Itali, pasi burri i saj tentoi ta mbysë, por pas 48 orësh ajo nuk mbijetoi dot. 31-vjeçarja ka lënë pas 4 fëmijë të mitur, të moshës 5 deri në 13 vjeç. I vëllai saj Erjon Kanolja ka dhënë detaje nga kjo ngjarje e rëndë, ndërsa tregon se si nipi i tij vetëm 13 vjeç e ka marrë në telefon pas ngjarjes duke i thënë “daja hajde shpejt”.
I vëllai i viktimës ka hapur një llogari në Gofound Me, ku i bën thirrje gjithë shqiptarëve që të kontribuojnë për të sjellë trupin e Etleva Bodit në Shqipëri, që ajo të prehet. Ndërkohë, kjo ndihmë do të shkojë edhe për rehabilitimin e katër fëmijëve të mitur, që kanë mbetur të vetëm, më nënën që ndërroi jetë dhe babanë tashmë në burg.
“Quhem Erjon Kanolja. Ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e 27 Tetorit në Savona të Italisë, i mori jetën motrës time të pafajshme ETLEVA BODI e cila u bë viktimë e bashkëshortit të saj dhe episodeve të tij të sëmura të xhelozisë. Lajmërohem atë mbrëmje nga nipi im i cili është veçse një fëmijë 13 vjeç :”Daja, hajde shpejt”, ishte thirrja e tij.
Forcat policore dhe mjekësorë dhanë maksimumin e tyre për të shpëtuar jetën e motrës sime, por ajo e pati të pamundur të mbijetonte për shkak te traumës që pësoi dhe ndërroi jete mbrëmjen e 29 Tetorit ora 21:00.
Motra ime la pas 4 fëmije ku më i madhi prej tyre është veçse 13 vjeç. Te 4 këta fëmije tani janë ne dore te drejtësisë Italiane dhe fatit pasi e ëma e tyre ndërroi jetë dhe i ati i tyre gjendet nën arrest.
Ne bëjmë thirrje të gjithë shqiptareve dhe personave te ndjeshëm ndaj kësaj fatkeqësie që na ka ndodhur të na ndihmojnë sadopak të sjellim trupin e pajetë të motrës sonë në Shqipëri dhe gjithashtu ndihme sadopak për rehabilitimin që do t’u bëhet 4 fëmijëve të saj të mitur që ajo la pas.
Një ngjarje e tillë na ka lënë te shokuar dhe të mpirë, të paaftë për të pranuar realitetin. Një ngjarje e tille si kjo na ka plagosur thellë në shpirt dhe do mbetet traume e përjetshme si për ne ashtu dhe për fëmijët që kanë qenë prezent në skenë dhe momentin e tentativës së vrasjes. Ju lutemi na ndihmoni të sjellim trupin e saj të pajetë dhe t’i rehabilitojmë këta 4 fëmijë jetim”, shkruan vëllai i viktimës.