Valmir B. është viktima e ngjarjes së rëndë që tronditi qytetin e Podujevës të hënën në mesditë.
Rreth orës 12:30, Valmir B. u qëllua për vdekje me armë zjarri në rrugën “Zahir Pajaziti” të Podujevës.
Edhe një person tjetër ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë, tha policia.
Aktualisht policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera hetimore.
Ndërkaq, pamjet nga vendi i ngjarjes të publikuara nga televizioni lokal TV Llapi, tregojnë një grua të plagosur derisa bartet me autoambulancë.