Të hënën një person ka tentuar të kryejë një grabitje në një barnatore në Prishtinë.
Në pamjet e siguruara shihet se i dyshuari është vënë në pranga nga Policia.
“Sot rreth orë 10:30, nga zyrtarët policor të stacionit Jugu në Prishtinë, është arrestuar një person, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se është përfshirë në një rast të grabitjes së mbetur ne tentativë. Personi i dyshuar është arrestuar në flagrancë, në një barnatore në lagjen Ulpiana në Prishtinë”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
Ndaj tij, sipas Policisë, kanë filluar procedurat nevojshme policore në koordinim me prokurorin e shtetit, i njëjti dyshohet të jetë i përfshirë edhe në raste të tjera të natyrës së njëjtë.