Kanë rrjedhur pamje të reja nga aksidenti i rëndë që ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Prishtinë-Pejë, saktësisht në fshatin Leshan të Pejës.
Pjesëtarë të KFOR-it italian kanë pësuar lëndime ndërsa është detyruar të aktivizohet edhe helikopteri për të bartur të lënduar.
IndeksOnline kanë paraqitur pamje nga ky aksident ku shihet një helikopter i KFOR-it duke zbritur afër vendit të aksidentit për të marrë të lënduarit.
Aksidentin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale në Pejë, Fadil Gashi.
“Rreth orës 15 e 20 minuta kemi pranuar një informacion për një aksident trafiku të ndodhur në Leshan. Njësitë përkatëse të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin. Deri më tani kam informacion vetëm për dy vetura të përfshira”, ka thënë Gashi.