Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Dalin pamjet e rrahjes së qytetarit nga Kosova nga punëtorët e një pompe në Lezhë, e goditën me shkopinj

Ditë më parë u raportua për një përleshje që kishte ndodhur në një pikë karburanti në Lezhë, ku ishin përfshirë disa shtetas të Shqipërisë dhe një kosovar.

Media tashmë ka publikuar disa pamje ku shihen punëtorët e pikës së karburantit, duke e goditur me shkopinj kosovarin.

Si pasojë e plagëve të marra, Migjen Mulaj përfundoi në spital, e më pas u arrestua bashkë me dy punëtorët e pompës.

Mulaj dyshohet për vrasje me dashje e mbetur në tentativë dhe shkatërrim prone.

Ndërsa Nikoll Sokoli dhe Kujtim Rusi akuzohen për plagosje e rëndë me dashje kryer në bashkëpunim.

 Në video, dy punonjësit e karburantit shihen teksa e godasin 37-vjeçarin me shkopinj. I gjakosur ai tenton të kundërpërgjigjet, ndërsa pranë ndodhet edhe një grua, që përpiqet pa sukses, për t’i ndarë.

Si pasojë e plagëve të marra, Mulaj përfundoi në spital. E pasi të jetë rikuperuar, së bashku me të dy punonjësit e karburantit do të duhet të përballet me drejtësinë, pasi policia i vuri të tre në pranga.

Migjen Mulaj akuzohet për vrasje me dashje e mbetur në tentativë dhe shkatërrim prone. Ndërsa Nikoll Sokoli dhe Kujtim Rusi akuzohen për plagosje e rëndë me dashje kryer në bashkëpunim.