Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet përfundimtare të procesit të votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në Leposaviq, Zubin-Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut.
Ndryshime të vogla janë parë në numrin e përgjithshëm të votave nga ato që KQZ-ja ka prezantuar në konferencën e orës 19:30 gjatë së dielës.
“Kjo ndodhë për shkak se në këto rezultate përfundimtare janë përfshirë edhe votat nga Votimi me Kusht dhe votat nga Votimi i Personave me Nevoja të Veçanta. Në raportimet nga dita e votimit, KQZ zakonisht i referohet vetëm statistikave nga vendvotimet e rregullta, ku nuk përfshihet Votimi me Kusht dhe Votimi i Personave me Nevoja të Veçanta (VPNV)”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.
Në pyetjen se a pajtohen qytetarët që kryetarët e këtyre katër komunave të largohen nga funksioni, në Leposaviq 129 persona kanë votuar kundër, ndërsa gjashtë për.
Në Zubin-Potok, nga gjithsej 18 vota, që të gjitha kanë qenë kundër largimit të kryetarit.
Në Zveçan personi i vetëm që ka votuar është shprehur kundër.
Ndërsa në Mitrovicë të Veriut, 99 persona kanë votuar për jo, ndërsa pro largimit kanë votuar 12 persona.
Rezultatet