Jarinja është liruar për qarkullim sot. Kurse, Merdare dhe Bërnjaku vazhdojnë të jenë të bllokuara nga serbët.
Ish-kreu i AKI-së, Burim Ramadani, ka thënë se bllokimi i rrugëve është pjesë e qëllimit të mbajtjes së situatës të tensionuar.
Ai thotë se prapa njeërzve me maska fshehen Vuçiq, Vuçeviq e Vulin.
Postimi i plotë:
Ekstremistët në Serbi janë në bashkëpunim me pushtetin atje. Bllokimi i rrugëve është pjesë e qëllimit të mbajtjes së situatës së tensionuar.
Vuçiq, Vuçeviq e Vulin fshehen njerëzve me maska në rrugë.
Daljen hapur nuk kanë guxim ta bëjnë!