Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Dani Alves në burg për për**unim, goditja nën brez i vjen nga gruaja e tij. Ja ‘shigjeta’ e saj plot helm

Vazhdon periudha e mundimeve për Joana Sanz, bashkëshorten e Dani Alves. Ish-futbollisti brazilian është akuzuar për përdhunim të një 23-vjeçareje në një klub nate të Barcelonës. Prej muajit janar, ai ndodhet në paraburgim dhe është në pritje të rezultatit të gjyqit, pasi ka zhvilluar tashmë një seancë gjyqësore.

Ndërkohë, modelja spanjolle u transferua në Madrid dhe bëri kërkesë për divorc. Në pritje të zhvillimeve të mëtejshme, ajo ka dashur të flasë në mënyrë indirekte edhe me Dani Alves, përmes një postimi në Instagram.

“Plagët” e Joana Sanz pas procedimeve ligjore në të cilat është përfshirë Dani Alves janë ende të lënduara. Dhe këtë e ka vërtetuar me një postim në Instagram, ku vendosi t’i dërgonte një mesazh indirekt burrit të vet. Fotoja tregon një imazh të Marilyn Monroe, ikonë e femrës, shoqëruar me mbishkrimin: “Gratë duan që një mashkull t’i admirojë, jo t’i edukojë”.