Ka nisur seanca e rigjykimit për vrasjen e Marigona Osmanit.
Kjo seancë ishte paraparë të mbahej më 16 maj, por me kërkesë të mbrojtësve të të akuzuarve Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu, avokatëve, Skender Musa dhe Arbnora Shefkiu është shtyrë seanca e rigjykimit për vrasjen e Marigona Osmanit.
Andaj, trupi gjykues ka planifikuar që më datë 24 maj 2024, duke filluar nga ora 10:00 (shtyhet disa orë), të mbajë seancën gjyqësore në çështjen penale kundër të pandehurve të lartcekur.
Në këtë seancë risi ishte avokati Skender Musa, i cili do ta përfaqësoj Krivaqën. Ky i fundit avokat kishte Admir Salihu.
I akuzuari Krivaqa është futur me duar të lidhua në sallën e gjyqit ndërsa për një moment është parë duke e shikuar në sy axhën e Marigona Osmanit.