Profesori i Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, Enver Hasani, ka treguar se kur nisi të dyshonte në dekanin e Fakultetit Juridik, Avni Puka.
Hasani thotë se ka zbuluar që Puka ka falsifikuar diplomën e doktoratës që pretendonte ta ketë kryer në Itali.
E dyshimi ishte në një restorant në Kroaci, ku Puka nuk kishte arritur sipas tij ta menaxhonte një menu të ushqimit.
Sipas tij, anglishten e kishte të dobët, ndërkaq italishten fare.
“Në një darkë e sipër, kemi qenë unë dhe tre katër kolegë dhe Dekani Ukaj. Në Shqipëri italishtja është barabartë me shqipen, Kroacia është njëjtë. Ishte bisedë, ku erdhi menyja, kur po e sheh që ky person apo flet. Një anglishte shumë të dobët, italishten kryesisht zero. I thash a ke qenë në Romë o djalë”, ka thënë Hasani.
Më tutje, Hasani ka thënë se bota akademike duhet të ngritë më shumë zërin për këtë çështje.
“Bota akademike duhet që çështjen e plagjiatit të vëmë në rend të ditës. Sot kemi inteligjencën artificiale, pa këtë fazë kemi qenë katastrofë, paramendoni. Është koha e fundit që ta zgjidhim këtë çështje”, ka thënë Hasani.