Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

DASH e cilëson “retorikë të papërgjegjshme” kërcënimin e Medvedevit ndaj NATO-s

Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) e ka quajtur “retorikë të papërgjegjshme” deklaratën e nënkryetarit e Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Dmitry Medvedev, i cili i akuzoi NATO-n dhe zyrtarët nga vendet aleate të Ukrainës në luftën e saj kundër trupave pushtuese ruse, se janë të përfshirë në këtë konflikt dhe tha se kjo i bën ata “shënjestër të ligjshme ushtarake”.

Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit tha se “Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja nuk po kërkojnë konflikt me Rusisë”.


Reklamë

Reklamë

Reklamë
ADVERTISEMENT

“NATO-ja është aleancë mbrojtëse, por çfarëdo veprimi ushtarak kundër një aleati të NATO-s do të nxisë përgjigje të ashpër”, tha zëdhënësi.

Duke reaguar ndaj një editoriali në gazetën Times, në të cilin vrasja e një gjenerali të lartë rus më 17 dhjetor cilësohej si “veprim i ligjshëm mbrojtjes nga një komb i kërcënuar”, Medvedevi tha se Moska duhet ta përdorë logjikën e njëjtë në qëndrimin e saj.

Në shkrimin e saj, gazeta Times tha se vrasja e gjeneralit ishte “sulm ndaj një agresori” dhe se ajo nënvizon nevojën që qeveritë perëndimore t’ia japin Ukraunës “të gjithë mbështetjen që i duhet për ta bërë luftën e drejtë për vetëmbrojtje”.

“Të gjithë zyrtarët e vendeve të NATO-s të përfshirë në vendimet për ndihmën ushtarake për Ukrainën dhe ata që marrin pjesë në luftën hibride apo konvencionale kundër Rusisë, tani cilësohen si shënjestra të ligjshme ushtarakë për shtetin rus dhe për të gjithë patriotët rusë”, shkroi Medvedev në një reagim.

Zëdhënësi i DASH-it tha se agresioni i Kremlinit kundër Ukrainës është “kërcënimi më i madh dhe më i drejtpërdrejtë” ndaj sigurisë së Evropës dhe paqes dhe stabilitetit në zonën euroatlantike.

“Është Kremlini ai që e nisi këtë luftë, dhe Putini mund t’i japë fund sot”, shtoi ai./RadioEvropaeLirë

Medvedev i kërcënon zyrtarët e NATO-s, pas vrasjes së gjeneralit rus