Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​DASH: Serbia të sjellë para drejtësisë përgjegjësit për vëllezërit Bytyqi

 
   

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) ka kërkuar drejtësi për Yll, Agron dhe Mehmet Bytyqi, në 25-vjetorin e vrasjes së tyre.

Zëdhënësi i DASH-it, Matthew Miller ka shkruar në rrjetin X se autorët e këtij akti brutal vazhdojnë të mbeten në liri.

“25 vjet më parë, shtetasit amerikanë Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi u vranë në paraburgimin e policisë serbe. Sot, autorët e këtij akti brutal mbeten të lirë. Ne i bëjmë thirrje Serbisë sërish që të përfundojë hetimin e saj dhe të sjellë para drejtësisë përgjegjësit për vdekjen e tyre”, ka shkruar Miller.

Tre vëllezërit që e kishin lënë SHBA-në për të luftuar në Kosovë, u vranë në paraburgimin e policisë serbe më 1999.