Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

“Dashurinë mund ta gjeni shumë afër”, Meri Gjini bën parashikimin për secilën shenjë, kush është më shumë i favorizuar deri në fund të javës

Si çdo të enjte në emsionin “7pa5” në Vizion Plus, astrologia Meri Gjini ka bërë parashikimin për çdo shenjë të Horoskopit dhe çfarë i pret ditët e mbetura të javës.

Nga dashuria, financat dhe shëndeti, më poshtë gjeni të plotë parashikimin për secilën shenjë.

Dashi: Diellin e kanë transit dhe shumë pak ditë do të jetë tek ata, kjo bën që një pjesë të mirë të gjërave t’i bëjnë pak në  vrap. Do të duhet të fokusohen te çështjet që i përkasin ekonomisë, pavarësisht se përmirësimi ëhstë i pranishëm, porn ë hapa të vogla akoma të vogla në lidhje me lekun. Ëhstë periudhë shumë e mirë për të dakordësuar në çështje që i përkasin profesionit. E diela është e pamundur që të mos ketë ngjyrosjen romantike në raportet familjare. Do të kenë ngjyra të mira për çiftet familjare.

Demi: Duke qenë që Hënën e kanë së bashku me Uranin sot, ka devijime të mira agjenda e tyre, vëmendja duhet të mbetet e fokusuar te çështjet e punës. Është në kulmin e Horoskopit të tyre Marsi, që do të thotë të gjithë janë në atë pjesën e tensionimeve për ecurinë e karrierës së tyre. Do të vazhdojë për sa kohë Marsi është tek Ujorët. Në momentin që kalon te Peshqit në datën 22, do të jenë të qarta synimet e tyre, kështu që do të duhet ose të kërkojnë ose të diskutojnë, ose të bëjnë diskutime konkrete për ta sjellë atmosferën e tyre në pozicionin që duan. Sa i përket Venusit te Peshqit, është një Venus jashtëzakonisht i bukur dhe i favorizon shumë.

Binjakët: Sa i përket vendosjes së Venusit te Peshqit, është në një lloj katërkëndëshi me diellin e tyre që do të thotë duhet të gjejnë një formë stabilizimi në raportet personale, ndërsa për katërditëshin duhet të fokusohen te raporti me prindërit dhe nevoja që mund të kenë prindërit për ta. Vazhdojnë të kenë pikëpyetjet e tyre sa i përket punës, por ajo që është karakteristikë e fundit të kësaj jave është bashkimi i diellit me Neptunin që bën të mundur që fantasia dhe fjala të jenë në maksimumin e bukurisë së vet, por të imponojnë atë çfarë duan të thonë.

Gaforrja: Të dielën në darkë dhe në fillim të javës që vjen duket se do ta ndjejnë përmirësimin e periudhës, ehde pse me Hënën te Demat dhe Venusin te Peshqit, që të dyja favorizojnë ekuilibrat emocionalë. Do të gjejnë mënyrën për të qenë mirë në jetën personale dhe për të shijuar mirësinë në jetën në çift. Nga dita e djeshme, nis ajo periudha që mund dalin, të argëtohen, të kalojnë kohë me miq dhe ndonjëherë nuk i dihet se ku dashuria mund të lindë.

Luani: Me Marsin që vazhdon të jetë përballë tyre dhe me plutonin që vazhdon të jetë aty, duket se të lindurit në 10-ditëshin e parë duket të kenë prioritet fuqizimin ekonomik, ndërsa të lindurit në 10-ditëshin e tretë, kanë prioritet çështje që i përkasin profesionit dhe karrierës, nisur që nga dita e sotme hapat do të jenë më të përshpejtuara. Nuk do të jenë më në atë ngecjen që nga data 14 e shkurtit që do të vazhdojë deri në datën 22, por nga sot hapat janë më të shpejta. Sa i përket fundit të javës, do të ishte mirë që problematikat e tyre t’i ndanin.

Virgjëresha: Kanë ballë përballë Saturn, Neptun dhe Diell, por edhe hyrja e Venusit dje, bën të mundur që në raportet njerëzore të kenë një lloj strukturimi më të qëndrueshëm ndaj kohës dhe gradualisht ky Venus do të bashkohet me Saturnin duke bërë që ky seriozitet t’i rezistojë kohës. Megjithatë janë akoma në hartimin e planeve që do duhet të hedhin konkretisht pasi Marsi të kalojë të Peshqit. Të merren me detajet që u duhen për të ndryshuar situatat në punë. Këtë katërditësh dhe fundin e javës do të ishte mirë t’i dedikonin pak kohë vetes.

Peshorja: Duket sikur pavarësisht se nuk ka qenë periudhë fort e lehtë për ta të paktën që nga mesi i verës që kaloi deri në momentin që flasim. Ngërçet në raportet e punës do të jenë më të lehtësuar se kanë qenë dhe gradualisht klima do të përmirësohet dhe do të stabilizohet. Sa i përket puës, duket se mundësitë për të bërë ndryshime u përkasin vetëm të lindurve në 10-ditëshin e tretë. Venusi te Peshqit është romantik, por nuk i shkon tamam Peshores nëse do të ndërtojë raporte të reja, por u shkon shumë Peshoreve që duan të marrin vendime serioze.

Akrepi: Ndryshon atmosfera, nisur nga dita e sotme, nga bashkimi i Hënës me Uranin, duket se në mënyrën si i shohin të tjerët, por edhe në raport me gjërat e veta, të ngrohet shumë. Sot është një ditë që i përket punës, nesër i përket ekonomisë, pasnesër i përket jetës në çift dhe dita e diel i përket familjes. Duket sikur çdo ditë do të merren për të lehtësuar situata të ndryshime në të cilat kanë pasur ato vështirësitë e veta.

Shigjetari: Duket sikur komunikimi është ajo që duhet të kenë kujdes në këtë katërditësh në raport me njerëzit që i përkasin familjes. Sa i përket punës, ritmi nuk ëhstë në pikën më të vështirë të tyre, megjithatë çfarë kanë të vëhstirë, do duhet ta vendosin në agjendë nga dita e sotme deri në datës 20 të muajit mars. Më pas do duhet të punojnë mbi çfarë kanë projektuar. Në vazhdimësi ta shfrytëzojnë për të bërë sqarimet e veta dhe për të ekuilibruar raportet me njerëzit që kanë shumë afër tyre.

Bricjapi: Venusi te Peshqit u shkon shumë. Bashkimi me Saturnin u shkon shumë, sepse është planeti i tyre, gjë që do të bëjë që mënyra si ndihen në raport me veten e tyre të përmirësohet ndjeshëm. Ky vetëbesim do interferojë edhe në çështje që i përkasin profesionit. Ndoshta me tonacionet ose mënyrën si pozicionohen në ambinetet e punës kanë një tendencë për ta tepruar. Duhet të jenë pak të zbutur në mënyrën si përcjellin mendimet. Dita e diel i gjen përsëri duke u marrë me çështje që i përkasin shtëpisë.

Ujori: Marsi vazhdon të jetë aty, megjithatë tonacionet janë shumë më të ulura, shumë më të zbutura. Venusi te Peshqit i ndihmon shumë për të mbyllur çështje që i përkasin ekonomisë. Ky Venus zgjidh çështje që i përkasin lekut të tyre dhe çështje që i përkasin fizikut të tyre për ata që kanë pasur problematika me virozat e dimrit. Është një trejavësh që do të ndihmojë shumë për të kaluar nga situata e dimrit në një situatë shumë më pranverë.

Peshqit: Me Venusin te vetja, Peshqit nuk është se kanë shumë nevojë për raste për të shprehur romantizmin dhe emocionet e tyre për pjesën e dashurisë. Ky Venus u jep mundësinë për të kërkuar dashurinë, kujdesi i vetëm do duhet të jetë se ku të kërkojnë. Zakonisht dashurinë mund ta gjejnë shumë më afër nga atje ku kanë sytë. Ta marrin shtruar dhe të shohin afër vetes së vet dhe pastaj të shohin pak më tutje. Me Neptunin, Saturnin dhe Diellin aty mbeten çështje që i përkasin ekonomisë, apo stresi në raport me ekonominë që do vijë duke u rritur për pak ditë dhe do të ketë zgjidhje pa u mbyllur marsi. /vizionplus.tv