Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Horoskopi

Dashuritë e reja, financat dhe shëndeti, ja si do mbyllet java për secilën shenjë të horoskopit

Astrologia Meri Gjini në emisionin “7pa5” në Vizion Plus ka bërë parashikimin e yjeve për 12 shenjat e horoskopit, duke treguar se kujt do i qeshë fati në fundjavë dhe kush duhet të tregojë kujdes.

 

Dashi nesër ka për të pasur lajme të gëzuara në lidhje lekun. Pavarësisht prurjeve, se çfarë marrin dhe çfarë presin, do të duhet të jenë me menaxhim të drejtë. Çfarë kanë në plan për të shpenzuar, le ti bëjnë pas të dielës. E hëna paradite është e mirë për të bërë harxhimet

 

Demi do të duhet të mos e ekzagjerojë në veprime nën ndikim të emocioneve. Do të ishte mirë që vendimet, veprimet dhe gjykimi apo edhe reagimin ta bëjnë të zhveshur nga emocionet, edhe pse kam bindjen që do të jetë e vështirë sepse duket sikur dikush shumë afër tyre do të ibterferojë emocionalisht e do ti bëjë që të kenë reagime nën ndikim të emocionit. Por shpresoj që të jenë emocione pozitive dhe shpenzime për mirë.

 

Për Binjakët, duket sikur është një 4-ditësh që do i dedikohet më tepër kontakteve, diksutimit hde argëtimit. Në fakt, ka vend për argëtim, nisur nga dita e nesërme dhe në vazhdimësi dhe hyjmë në ato periudha të mira të Binjakëve për të zgjidhur çështje të rëndësishme të kohës, sepse kanë ballë për ballë Marsin  dhe Diellin dhe do të kenë edhe Hënën e re aty, kështu që do të duhet ta marrin pak më shtruar këtë pjesën e argëtimit dhe të lënë kohë për të rregulluar çfarë duan të rregullojnë nisur nga nesër.

 

Ndërsa për Gaforren,  e premtja do të sjellë lajme të mira, edhe pse do të jenë të ekzagjeruar si informacion. Rezultati final do të jetë më i pakët nga sa e presin. Ky muaj më tepër do të sjellë ekulibër emocional sesa mirëqënie ekonomike. Momentet me buzëqeshje në drejtim të ekonomisë nuk është se do të mungojnë. Një e tillë, është dita e sotme dhe e nesërmja në varësi të lindjes së Diellit.

 

Për Luanët, fundi i javës i dedikohet vetëm çështjeve që kanë të bëjnë me lëvizjet ose komunikimin. Çfarë kanë oër të sqaruar, çfarë kanë për të kërkuar do të ishte mirë ta vendosin në axhendë ditën e sotme dhe të nesërme, sepse të shtunë dhe të dielë, del në prioritet çështja e shtëpisë.

 

Virgjëresha do të duhet të kërkojë nga të tjerët, aq sa mund të japë. Të shohin dhe të gjykojnë saktë njeriun me të cilin duan të bashkëveprojnë dhe të gjykojnë saktë në pritshëmritë që do vendosin. Nuk mund të kërkojnë 10 nëse do të japë 1. Nëse janë të saktë në gjykim, pritshëmria e tyre do plotësohet.

 

Peshorja, Hënën e ka tek vetja dhe presin lajme të mira, në varësi se çfarë presin, çfarë kanë diskutuar apo presin. Ekonominë është prioritet dhe e premtja do u japë një shije të mirë. Dhjetori do ketë lajme për mira për Peshoren dhe ndaj le ta marrin shtruar.

 

Akrepi, do të duhet që ashtu si Demi, veprimet e tyre ti zhveshin nga emocionet, edhe pse për Akrepat duket sikur do të jetë e vështirë që të mos kenë shpërthime emocionale. Mos harrojnë që Venusi është për ata, është periudhë shumë e mirë ata që janë në kërkim të një dashurie apo duhet të rregullojnë ndonjë raport.

 

Shigjetari, do të jetë pozitiv në lidhje me ekonominë, kanë Marsin me vete. Janë në pritje edhe të Hënës së re. Megjithatë, edhe pse lajmet i përkasin ekonomisë, edhe kujdesi i përket shpenzimeve. Shpenzimet nga e hëna dhe në vazhdimësi. Do shohim projektimin e katër ditëve dhe pastaj të vendosin se ku  duhet të shpenzojnë.

 

Për Bricjapin është një katër ditësh që do të përmbyllin me sukses ato që kanë për të mbyllur. Për pjesën më të madhe të tyre, do të përmbyllen shkresa, firmosje, sepse në datën 13 Mërkuri kthehet në të kundërt dhe do të ishte mirë që çfarë është për tu mbyllur të kopsiten ditën e sotme. Vetbesimi do ngjyrosë ditën e sotme dhe të nesërme.

 

Për Ujorët, pavarësisht se si do të ndihen me prakticitetin e tyre , ankthin do e kenë të vështirë ta kontrollojnë, sidomos të shtunë dhe të dielë. Sa i përket vazhdimësisë, ankthi do jetë prezent, Çështjet për fëmijë do të jetë mirë ti vënë në axhendë sot për ti kopsitur ato.

 

Peshqit presin Neptunin për tu ndjerë më optimist. Është një ditë shumë e mirë për të rregulluar çështjet e tyre emocionale edhe pse pjesa më e madhe e tyre do mendojnë për ekonominë. Por duket sikur ngelet në kuadër të fjalës në kuadër të katërkëndëshit të Marsit me Diellin./vizionplus.tv