Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Dasmorët bllokojnë tunelin e Kërrabës, shpërthen rrjeti: Vetëm në Albanistan mund të ndodhë!

Elbasan- Sa e pabesueshme aq edhe e rrezikshme ajo që ka ndodhur në tunelin e Kërrabës.

Një grup dasmorësh kanë bllokuar qarkullimin duke qëndruar brenda tunelit. Dhe pa iu dridhur syri fare nga një tragjedi e mundshme, ia marrin këngës dhe valles.

Tuneli ka qenë i bllokuar për minuta të tëra.

Ende nuk dihet nëse kjo ishte një ‘çmenduri’ e dasmorëve, apo ka pasur avari në tunel.

Lidhur me situatën ka pasur reagime të forta në rrjet.

Komentuesit shprehen se një gjë e tillë mund të ndodhë vetëm në Shqipëri se po të ishte në një vend tjetër të botës dasmorët do e kishin harruar tashmë gëzimin.