Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Daut Haradinaj kujton vëllezërit Bytyqi, kërkon që të ndërtohet shatorja e tyre në Prishtinë

Daut Haradinaj ka kujtuar vëllezërit Bytyqi, shqiptaro-amerikanët e luftës së UÇK-së, në përvjetorin e vrasjes.

Daut Haradinaj ka njoftuar se ka kërkuar nga Komuna e Prishtinës për ndarjen e një vendi ku mund të ndërtohet shtatorja e vëllezërve Bytyqi.

“Kam biseduar me Kryetarin Rama, i pata dërguar kërkesë edhe në vitin 2020 Kryetarit Ahmeti për të ndarë një vend në sheshin e Prishtinës për vendosur përmendoren e vëllezërve Bytyqi”, ka shkruar Daut Haradinaj.

Postimi i plotë:

Datë që na kujton se sa i fuqishëm është mishërimi i Kosovës me ShBA. Më të mirët djem të Kosovës u kaliten në ShBA. U rrëmbyen nga aparati i shtetit serb, sot e kësaj dite, familja shqiptaro-amerikane Bytyqi pret për drejtësi.
Kam biseduar me Kryetarin Rama, i pata dërguar kërkesë edhe në vitin 2020 Kryetarit Ahmeti për të ndarë një vend në sheshin e Prishtinës për vendosur përmendoren e vëllezërve Bytyqi.
Ylli, Agroni dhe Mehmeti, nderojnë Kosovën dhe Amerikën.
Lavdi dëshmorëve dhe mirënjohje të përjetshme Batalionit “Atlantiku”.