Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë se pushteti përmes bashkëpunimit me Milan Radoiçiqin, kanë arritur me ndalu një benefit të merituar nga veteranët.
Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ne bashkë në një kohë i kemi zmbrapsur shefat e tyre që ishin shumë herë më të fuqishëm dhe pa asnjë benefit.
“Të çmuar bashkëluftëtarë, e di që jeni mërzitë nga komunikimet publike mes pushtetit dhe terroristit serb në kërkim Radoiçiq, edhe unë jam i mërzitur!
Përmes këtij bashkëpunimi, e vërtetë që kanë arrit me e ndalu një benefit të merituar nga ju, por mos harroni se ne bashkë në një kohë i kemi mundur e zmbrapsur shefat e tyre që ishin shumë herë më të fuqishëm dhe pa asnjë benefit”, ka thënë Daut Haradinaj.
Ai ka shtuar se soji i tyre janë pengesë e vogël krahasuat me atë që kemi pasur dikur.
“Soji i tyre duhet të jenë pengesë shumë e vogël në krahasim me atë që ne kemi jep dhe jepim për vendin tonë”, është shprehur ai.