1
Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj ka kujtuar themelimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ushtrisë së Republikës së Kosovës, duke theksuar se shumëkush e kishte vështirë ta besonte se do të ndodhte, por e vërteta është se kjo ministri dhe ushtria e Kosovës janë krijuar.
Në një postim në Facebook, Haradinaj shkruan: “6 vjet më parë u themelua Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtrisë së Republikës së Kosovës, pak kush e kishte besuar që do bëhej ushtria dhe kjo Ministri, mirëpo u bë”.
Ai ka shtuar se Kosova do të bëhet edhe pjesë e NATO-s.
“Bashkë me aleatët tanë atëherë dhe bashkë me aleatët tanë tash, Kosova do bëhet pjesë e NATO-s”, ka shkruar Haradinaj.