Shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, ka qëndruar për vizitë në Bruksel.
Daveporti është pritur nga emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak me të cilin kanë folur për zhvillimet e fundit në Kosovë.
“Shumë i lumtur ta prisja Shefin e OSBE-së, Daveportin në Bruksel gjatë ditës së djeshme.
Folëm për zhvillimet e fundit në Kosovë, portofolet tona përkatëse dhe pritshmëritë tona për muajt në vijim”, ka shkruar Lajçak në platformën “X”.