Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Debat i ashpër mes ministres Haxhiu dhe deputetes Musliu-Shoshi në Komisionin Hetimor parlamentar

Debat i ashpër midis ministres të Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe deputetes së PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi në Komisionin hetimor parlamentar, lidhur me rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje.

“Dhuna në familje dhe dhuna seksuale që është fokus i këtij komisioni është jashtëzakonisht e rëndësishëm që të trajtohet edhe nga ne si opozitë, mirëpo vlerësoj që në demokracinë parlamentare këto iniciativa vijnë nga opozita. Pse?. Sepse nuk kanë besim në institucionet që është duke u bërë zbatimi i duhur i ligjeve, akteve nënligjore. Përveç se qëllim i këtij emisioni është nëse gjykatësit dhe prokurorët të merren në përgjithësi për kryerjen apo moskryerjen e punës së tyre dhe dmth., që është dëmtim në shndërrim të shtetit nga demokratik në autokratik dhe nëse ky është qëllim i këtij emisioni, atëherë është një mision i dështuar”, ka thënë Musliu-Shoshi.

Musliu-Shoshi u shpreh se ka shifra shqetësuese të dhunës në familje, ndërsa sulmuesit tha ajo në shumicën e rasteve janë të lirë.

“Shifrat janë shqetësuese të dhunës në familje, por edhe sulmuesit shumicën e rasteve janë të lirë, ku prej sulmuesve shndërrohen në vrasës”, theksoi ajo.

Haxhiu ka thënë se askush nuk e ka ndalur opozitën që të formojë komisione hetimore, mirëpo u shpreh se të akuzojnë mazhorancën që po tentojnë ta shndërrojnë shtetin demokratik në autokratik është goditje e rendë.

“Është shumë goditje e rendë që të akuzosh Qeverinë që po doni shtetin demokratik më e shndërruar në autokratik, është goditje e rendë, sepse ju e dini që në po bëjmë reforma në drejtësi, të cilat Gjykata kushtetuese është bërë institucion aleat i opozitës”, ka theksuar ajo.

Këtë e ka kundërshtuar rendë deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës duke thënë “me e dëgju nga ju kjo fjalë nuk kisha pas dëshirë, sepse është shumë e rendë ministre”.

“Kjo fjalë e konfirmoi tendencën që shteti demokratik të kthehet në shtet autokrat”, ka thënë ajo.