Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Debati për ushqimin e ushtarëve, Çun Lajçi i bën “pyetje epike” ish- komandantëve: Pse i hodhët uniformat, mos ndoshta se…?

 
   

Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit rreth ushqimit të ushtarëve.

Ai përmes një shkrimi në Facebook shkruan se kur qëndron në rrugë i bien në mend shumë gjëra, gjersa iu kujtua edhe një bisedë e Hysen Berishës në një televizon.

“Duke parë sesi po i hapin krahët sheshit disa ish- komandantë, më ra në mend një bisedë e Hysen Berishës, në një televizon që fliste për bukën e ushtarëve (se i ka kap gazepi mos nuk po kan çka me ngrënë), e pse po e lëshojnë shërbimin, e tha:- “Nuk e lëshon ushtrinë ushtari për bukë, pa e pasë një gazep të madh”, ka shkruar Lajçi.

Tutje, ai e pyeti Hysenin dhe komandat Ramushin, komandant Rrustemin, komandant Agimin e shumë komandantë tjerë se për çka i hodhën uniformat.

“Deshta ta pyesë atë e komandantë Ramushin, , komandant Rrustemin, komandant Agimin e shumë komandantë tjerë se për çka i hodhën uniformat? Pse i lanë jetim ushtarët në kazerma? Pse nuk patën bukë apo për një lakmi më të madhe! Apo na “duheshin për politikë” si njerëz të rrallë të sojit të vet”, ka shkruar tutje shkrimtari.

Në fund, ka shtuar se nuk po flet më tepër, sepse nuk po i bie mirë.